Home KRYESORE Pabesia qe na kushton ne ne Shqiperi!…

Pabesia qe na kushton ne ne Shqiperi!…

Nga Bledian Koka

“Shqipëria e shqiptarët nuk kërkojnë asgjë të pamerituar në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian”- keshtu deklaroi Edi Rama vetem 3 dite me pare ne prani te Kancelares Angela Merkel.

Nderkohe vetem 3 dite pasi akoma nuk i ka dale e kuqja veshit prej shkuljes qe i beri Angela Merkel, Edi Rama ka mbushur mediat nderkombetare me kercenime te uleta se “nese BE nuk zgjerohet drejt vendeve te Ballkanit, keto vende pritet ti haje ose rusi ose ISIS”!…

Po si mundet Kryeministri i Shqiperise te luaje me zjarre qe as Kreyministri i Serbise nuk do ti çonte ne mendje ti artikulonte. Si mundet qe Edi Rama e kerkon anetaresimin ne BE si nje pazar meskin i nje femije mistrec, qe vetllastohet duke kerkuar ate qe nuk e meriton (jo ai te pakten) duke kercenuar ne emrin e nje populli per nje rrezik qe ky popull jo vetem qe nuk e honeps, por e perbuz.

Ne si popull nuk kemi as edhe nje simpati per Rusine, e nga ana tjeter nuk kemi asnje lidhje me terrorizmin barbar te ISIS. Ne shqiptaret kemi vetem nje aspirate dhe ai eshte integrimi europian, dhe kur na thone qe ende nuk jemi gati per te qene pjese e BE-se ne jo vetem e kuptojme, por madje edhe e mirekuptojme.

Ne e dime se nuk jemi gati per ne BE sepse ende jemi nje shoqeri e korruptuar, e dime qe nuk jemi gati sepse ende nuk kemi nje demokraci funksionale, e dime qe nuk jemi gati sepse sot e gjithe diten qeverisemi ne rastin me te mire nga miqte e krimineleve, dhe ne rastin me te keq edhe nga kriminelet vete.

Por ama ne te gjithe kete panorame te frikshme, ka nje gje qe dime shume mire ne shqiptaret. Ne e dime qe edhe “bar do hame” e ne Rusi nuk do duam te integrohemi kurre. Dhe ne e dime mire qe as sot, e as kurre, tek ne nuk do te gjeje vend asnje organizate terroriste e cfaredo lloj ideologjie qofte ajo!…

Ne shqiptaret e dime kete dhe per kete japim edhe Besen!…

P.s…por Besen tone, ashtu si shume aspekte te tjera te identitetit tone i ka marre me PPP nje i pabese, i cili me te njejten pabesi po perdor Besen po prap kunder nesh!…

Share: