Home KRYESORE Pas Briseida Shehajt, dorëheqja e dytë tek ministria e Ekonomisë

Pas Briseida Shehajt, dorëheqja e dytë tek ministria e Ekonomisë

Pas dorëheqjes së zv/ministres Briseida Shehaj, një tjetër largim vjen nga ministria e Ekonomisë. Mësohet se zëdhënësi i kesaj ministrie Muhamed Veliu ka dhënë dorëheqjen

Veliu, njëri prej emrave të njohur të medias, pas nje ekspërience të gjatë, si korrespondent i Top Channel, në Londër, u kthye në Tiranë, per të punuar pranë televizionit si gazetar i rëndësishëm i tij.

Pas ndryshimeve në Top Channel, Veliu, si shumë gazetarë të njohur të televizionit, u largua. Gjatë kesaj kohe ai ka qenë shefi i zyrës së shtypit pranë ministres Milva Ekonomi, duke u berë shtylla e informimit të kësaj ministrie dhe njeri prej zëdhënësave më të njohur e profesionalë.

Por diçka nuk shkon në këtë ministri, ku të gjithë japin dorëheqjen. Së fundmi edhe Met Veliu./ dritare.net

Share: