Home KRYESORE Patozi: Të marrim shembull SHBA. për të reformuar procesin zgjedhor

Patozi: Të marrim shembull SHBA. për të reformuar procesin zgjedhor

Deputeti demokrat, Astrit Patozi pasi tha se do flase cdo here ne parlament vetem per procesin zgjedhor ne nevoje korrektimi absolut, ka ironizuar sot duke folur gjatë seancës plenare se qeveria e mbajti premtimin e një jave më parë kur tha se do të ketë shira dhe përmbytje.

Më tej Patozi foli për zgjedhjet në Amerikë duke krahasuar procesin zgjedhor dhe numërimin atje me procesin zgjedhor dhe numërimin ën Shqipëri.

“Cdo 4 vjet bëhemi spektatorë të një procesi shembullor zgjedhor dhe t ënjë procesi numërimi rekord, që arrin të numërojë për pak orë me miliona vota. Ndërsa ne që kemi shumë më pak votues na duhen 7 ditë të numërojmëe ato pak vota dhe më pas të merremi em kalvarine kontestimeve. Ndërsa kur kërkojmë ndryshim dhe modernizim të procesit zgjedhor na thojnë se tashmë s’kemi ëm kohë dhe duhet të jemi sërish peng I një procesi të gjatë’.

Ndërsa duke folur për Presidentin e sapozgjedhur në SHBA, Donald Trump dhe deklaratat e Kryeministrit Rama, Patozi tha se ato deklarata kanë bërë që Trump ta shënojë me rreth të kuq Shqipërinë.

Share: