Home KRYESORE Plas sherri në avion, piloti bënë ulje emergjente (Video)

Plas sherri në avion, piloti bënë ulje emergjente (Video)

Një avion që ishte nisur nga Brukseli me destinacion Maltën është detyruar të ulet në Pisa në Itali, pasi në bord shpërtheu një sherr mes pasagjerëve.

Ndërhyrja e personalit të avionit për të shuar konfliktin rezultoi e pasuksesshme, çka detyroi pilotin të bënte ulje në aeroportin e Pisas, ku policia arrestoi katër pasagjerët e përfshirë në sherr.

Shkaqet e sherrit nuk dihen ende, por e gjithë ngjarja u filmua me celular nga pasagjerët e tjerë, dhe tashmë videoja po bën xhiron e botës në internet./360grade.al

Share: