Home KRYESORE Policia bastis banesat e fshatarëve në Memaliaj, gjen afro 2 ton hashash

Policia bastis banesat e fshatarëve në Memaliaj, gjen afro 2 ton hashash

Një tjetër sasi e madhe kanabisi është sekuestruar nga policia e Gjirokastrës. Në pranga kanë përfunduar 4 persona, ndërsa tre të tjerë janë shpallur në kërkim.

Të arrestuarit janë: Besim Zika, 46 vjeç, banues në fshatin Bylysh, Memaliaj, Pëllumb Rona, 55 vjeç, banues në fshatin Bylysh, Memaliaj, Festim Rona, 65 vjeç, banues në fshatin Bylysh, Memaliaj, Çoban Kalemi, 52 vjeç, banues në fshatin Maricaj, Memaliaj.

Nga kontrolli i ushtruar në banesën e Pëllumb Ronësn, u gjet një sasi prej 65 kg kanabis, e paketuar në thasë plastik. Ndërsa Besim Zikës, iu gjet rreth 17 kg kanabis.

Në banesën e Çoban Kalemit, u gjetën 19 thasë kanabis, me peshë totale 160 kg, si dhe një armë zjarri automatik, model 56 me 14 fishekë.

Në banesën e shtetasit G.G, në fshatin Maricaj, u gjetën 27 thasë me peshë totale 270 kg. Në vendin e quajtur “Kodra e Miricës”, në fshatin Miricë, Memaliaj u gjetën 42 thasë me kanabis me peshë totale 1260 kg.

Share: