Home KRYESORE Shërbimet sekrete largojnë Donald Tramp nga takimi elektoral

Shërbimet sekrete largojnë Donald Tramp nga takimi elektoral

Ndersa ishte ne takimin që mbajti në Nevada, oficerët e shërbimit sekret larguan me shpejtësi kandidatin republican, Donald Tramp nga padiumi!

Pak metra më larg, shërbimet sekrete neutralizuan një person i cili kishte thirrur: “Arme” duke ndjelllur panik dhe, për të cilin nuk dihet akoma asgjë. Vendi i Donald Tramp në podium mbeti bosh dhe turma ndoqi me ankth atë që po ndodhte.

Më pas u njoftua arrestimi i një personi që u tha fillimisht se ishte i armatosur, por kjo nuk u konfirmua zyrtarisht. Kaluan disa minuta, e më pas Trup u rikthye sërish në podium, duke mos harruar të falënderonte oficerët e shërbimit. Personi me vone eshte lene i lire.

Video:

Share: