Home KRYESORE Skandali seksual/ Avokati i Boçit: Gruaja sajoi historinë, kishte probleme me burrin...

Skandali seksual/ Avokati i Boçit: Gruaja sajoi historinë, kishte probleme me burrin e vjehrren

Pas dëshmisë më se një orë para prokurorëve, ish-gjyqtari Guximtar Boçi ka dalë nga Krimet e Rënda. Ai nuk ka pranuar të flasë për mediat, pasi për këtë kishte autorizuar avokatin e tij, Saimir Vishaj.

Mbrojtësi ligjor i Boçit deklaroi për mediat se “kallëzuesja R.I. ka mashtruar, Boçi është i pafajshëm. R.I. ka pasur probleme me burrin, vjehrrën e kunatën…Ajo ka sajuar vetë këtë histori, nuk është e vërtetë. Kemi gjetur shume vendime të gjykatës së Gjirokastrës ku kjo shtetase ka bërë shumë kallëzime për vjehrrën dhe bashkëshortin dhe të gjitha janë pushuar”.

Guximtar Boçi është ish-kreu i Gjykatës së Gjirokastrës i cili u shkarkua nga KLD-ja dhe po ndiqet penalisht për akuzat e korrupsionit pasiv dhe shpërdorim me detyrën. Ai u kap mat në një audio-regjistrim, ku i kërkonte favore seksuale një 40 vjeçareje që kishte proces gjyqësor në Gjykatën e Gjirokastrës. Audio regjistrimi u transmetua dy javë më parë nga emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan dhe shkaktoi një fortunë të vertetë./opinion.al

Share: