Home KRYESORE Sulmi ndaj Nikollës, Berisha: Këta meritojnë të qëllohen me bojë këpucësh

Sulmi ndaj Nikollës, Berisha: Këta meritojnë të qëllohen me bojë këpucësh

Ish-kryeministri Berisha ka reaguar sërish duke i dalë në mbrojtje studentes Mirela Ruko, e cila qëlloi me salcë domatesh dy ditë më parë ministren e Arsimit Nikolla.

Për këtë të fundit Berisha thotë se është përgjegjëse e shkatërrimit të arsimit në vend, ndërsa bën thirrje si politikan për mosbindje civile deri në rrëzimin e qeverisë.

“Me kete kete rast pergezoj dhe nje here Mirelen per kurajon e saj qytetare, kurse Rama dhe Lindita, qe u nxine jeten, u vrane endrenr dhe shpresen dhjetera mijera te rinjve shqiptar, meritojne jo salcen por bojen e kepuceve! Duke perfunduar, iu beje thirrje studenteve, gjimnazisteve, prinderve te tyre dhe mbare qytetareve te solidarizohen me Mirelen dhe te ngrihen ne protesta, mosbindje civile te shporrin nga pushteti kliken e hajnave ne emer te te ardhmes se femijeve tane”, shkruan Berisha.

Share: