Home KRYESORE Temperaturat nën zero. Reshje dëbore dhe ngrica në veri

Temperaturat nën zero. Reshje dëbore dhe ngrica në veri

Moti i ftohtë ka përfshirë sot të gjithë vendin dhe duket se temperaturat janë ulur nën zero në zonat malore dhe në Shqipërinë qëndrore. Policia njofton qe në veri ka patur ngrica e reshje dëbore dhe se në Tropojë, Dibër, Kukës e Pukë në disa rrugë është i pamundur kalimi i automjevete pa zinxhirë. Ngrica ka patur edhe në Rrugën e Kombit. Në disa zona termometri ka shënuar – 8 gradë.

Share: