Home KRYESORE Ushtria ruse sfidon në Serbi, çfarë fshihet pas këtij plani?

Ushtria ruse sfidon në Serbi, çfarë fshihet pas këtij plani?

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka njoftuar se më shumë se 150 parashutistë nga divizioni zbulues rus “Ivanovo” do të marrin pjesë në një nga stërvitjet ushtarake të quajtura “Vëllazëria sllave 2016”. Stërvitja ushtarake do të zhvillohet në Serbi.

“Mbi 150 parashutistë do të përfaqësojnë Rusinë në stërvitjen ushtarake ndërkombëtare të quajtur ‘Vëllazëria sllave 2016’. Duke marrë parasysh se kjo stërvitje ka natyrë të veçantë dhe specifike, janë zgjedhur ushtarët e divizionit 98 për të qenë prezentë në stërvitjen që do të mbahet në Serbi”, shkruan agjencia e lajmeve TASS.

Rusia do të prezantojë një sërë armësh të artilerisë së rëndë në këtë stërvitje. Stërvitjet e para të “vëllazërisë sllave” janë zhvilluar vitin e kaluar në poligonet e qitjes pranë qytetit rus të Novorosijsk. Ushtarët serbë ndërkaq fillimisht janë duke e parë stërvitjen e ushtarëve nga Rusia dhe kjo konsiderohet nje sfide ushtarake qe Rusia po pergatit ne vazhdimesi ndaj Europes dhe NATOS.

Share: