Home KRYESORE VIDEO/ Donald Trump takohet me drejtuesit e gazetës së madhe që e...

VIDEO/ Donald Trump takohet me drejtuesit e gazetës së madhe që e kritikon si Edi Rama “kazanet”

Nuk eshte cudi qe te shohim tek presidenti i sapo zgjedhur ne USA, Donald Trump shume gjera te mgjashme me kryeministrin tone Edi Rama. Duket se Trump si Edi Rama i ka zet Mediat e lira te cilat punojne per te thene te verteteten sipas tyre. Rama ka kohe qe i quan ato “kazane” dhe ne sot sjellim faktin se Presidenti i zgjedhur i SHBA-së Donald Trump është takuar një ditë më parë me ekipin e gazetës “The Nju Jork Times” sipas VOA.

“Në takim Trump hodhi poshtë lëvizjen e supremacistëve të bardhë, një segment i elektoratit që mbështet presidentin e zgjedhur. Ai u përpoq të distancohej nga grupi i nacionalistëve të bardhë, që thirri parulla naziste në një takim jo larg Shtëpisë së Bardhë.

Fillimisht Trump pati njoftuar në Tëitter se e kishte anuluar takimin me ekipin e gazetës, që shpesh është kritikuar nga presidenti i zgjedhur.

Ai tha se arsyeja e këtij vendimi kishte qenë ndryshimi i kushteve të takimit në minutën e fundit. Por disa minuta më vonë, Trump e la të hapur mundësinë e një takimi, megjithë akuzat e tij ndaj gazetës, se “vazhdon ta mbulojë atë në mënyrë të pasaktë dhe me një ton të shëmtuar.”

Donald Trump po vazhdon sot për të dytën ditë me radhë takimet me mediat, me të cilat ai pati shpesh fërkime gjatë 18 muajve të fushatës elektorale.

Në takimin që pati dje me figura të njohura të televizioneve ai kritikoi mënyrën se si e mbuluan fushatën elektorale dhe i akuzoi ato që nuk i kishin raportuar treguesit e parë të fitores së tij të papritur ndaj kandidates demokrate Hillary Clinton.

Takimet e zotit Trump me mediat po mbahen pasi 18 media i drejtuan atij javën e kaluar një letër të hapur, ku i kërkonin të mbante një ekip gazetarësh që të mbulojë aktivitetet dhe lëvizjet e Presidentit, si dhe të zhvillojë konferenca të rregullta shtypi me mediat. /VOA

Share: