Home KRYESORE Video/Përmbytjet, ja si është situata në të gjitha zonat!

Video/Përmbytjet, ja si është situata në të gjitha zonat!

Shefi i shtabit të emergjencave civile Shemsi Prençi në një prononcim telefonik për Ora News tregon situatën në të gjithë vendin si pasojë e reshjeve.

Autostrada Tirane- Durres- Situatë problemaktimë në segmentin e Kasharit dhe të Vorës, ku  prezenca e ujit është 50- 70 cm në autostradë. Është orientuar lëvizja e mjeteve nga rruga e vjetër Ndroq.

Situatë prolematike në Shkodër. Ka dalë Drini nga shtrati është përmbytur një pjesë e lagjes Ajasëm të Shkodrës dhe punohet për evakutimin e familjeve.

Në Fushë Krujë ku janë evakuar shtatë familje. Niveli i ujit ka arritur në 1 m lartësi.

Tropojë, situate problematike ngta stuhi e shtrëngata. Kanë dëmtuar çatitë e disa shtëpive në fshatrat e Bajram Currit.

Nga reshjet ka pasur rrëshqitje dherash dhe është bkllokuar segmenti rrugor që lidh Bajram Currin me disa fshatra.

Në Gjirokastër ka vërshim i përrejve dhe lumejve të vegjël.

Është kërkuar nga kompanitë e kontraktura të marrin masas për mirëmbajtjen.

Kemi kërkuar dhe ndërhyrjen e ushtrisë sidomosos në zonën e Fushë Krujës ku janë angazhuar strukturat e ushtrisë

Në Burrel ka pasur fryrje të lumit Mat dhe të liqenit të Ulëzës

  Apeli

Evitoni qarkullimet e panevojshme.

Angazhim i qyteëtve dhe kompaninve nëse munden të ndihmojnë

Janë në gadishmëri të gjithë strukturat operacionale

Të vlerësohet gjëndja e shkollave.  Në ditët në vazhdim do të ketë shkarkesa të mëdha elektrike rrufe. Duhet ndërprerë shkolla në zonat malore

/Oranews.tv/

Share: