Home KRYESORE Vrasësi i parukieres kërcënon familjarët e viktimës

Vrasësi i parukieres kërcënon familjarët e viktimës

31-vjeçari Alfred Nikolli që vrau parukieren Etleva Ndoka në Lezhë, ka kërcënuar familjarët e viktimës dhe nuk ka shprehur pendesë për krimin që ka bërë.

Autori u përball me familjarët e viktimës në korridoret e drejtorisë së policisë së Lezhës duke u thënë: “Mirë jua bëra dhe do t’jua a bëj prapë”.

Ky reagim i autorit ka bërë që Policia e Lezhës të marrë masa duke mbajtur në izolim, raporton “Neës24”.

Gjatë marrjes në pyetje nga policia, Alfred Nikolli ka qenë konfuz duke ndryshuar disa herë dëshminë. Ai pranoi se kishte lidhje intime me Eltleva Ndokën, nënë e një fëmije, të cilën e qëlloi me plumb në kokë brenda parukerisë, pasi 28-vjeçarja i kishte dhënë fund lidhjes.

“Unë ja bëra parukerinë dhe ajo nuk mund të braktiste, ndaj dhe e vrava”, është shprehur 31 vjeçari/syri.net

Share: