Home KRYESORE Xhihadistët kërcënojnë në gjyq: Zullumqarët do qeshin tani, por do qajnë më...

Xhihadistët kërcënojnë në gjyq: Zullumqarët do qeshin tani, por do qajnë më vonë

Sot në Apelin e Krimeve të Rënda kanë dalë para trupit gjykues 9 të denuarit e akuzuar për nxitje të terrorizmit dhe rekrutim në ISIS, mes tyre dy imamë të vetëshpallur.

Ato kërkojnë lirinë në Apel, pasi u dënuan nga Shkalla e Parë me 126 vite burg. Seanca u zhvillua me dyert të mbyllura por si gjithnjë në oborr kishte mjaft mështetës të tyre dhe besimtarë myslimanë. Si gjithnjë kur zhvillohen gjyqet e tyre, masa e sigurisë kanë qenë shumë të rrepta me kontrolle të shumta dhe forca të shtuara policie.

Në procesin me dyer të mbyllura, vetëm Verdi Morava, është ngritur në këmbë kur është thirrur nga gjykatësi, ndërkohë që të tjerët lëshuan apel tek mbështetësit duke thënë se do të ketë gjykim sipas ligjeve të Allahut.

Fadil Muslimani, i dënuar me 12 vjet burg, u tha gjyqtarëve se “kot kam ardhur, këtu komandon Mossadi”. Më pas ai iu drejtua mbështetësve duke u thënë se “zullumqarët do qeshin tani, por do qajnë më vonë”.

Deklaratat e tyre konsiderohen si mesazhe për të tjerë persona jashtë sallës, aq më tepër që nga përgjimet telefonike edhe brenda në burg, rezulton se të pandehurit vijojnë të flasin me telefon me të dyshuar që ndodhen në luftime pranë ISIS-it në Siri./opinion.al

Share: