Home KRYESORE Zamira Cavo: Dy fjale per Ben Blushin!

Zamira Cavo: Dy fjale per Ben Blushin!

I Dashur Ben!

Sot nisi rrugetimi tuaj.Peshorja eshte simboli juaj! Eshte kjo peshore qe do mase rrugetimin tuaj, premtimet tuaja dhe do ballafaqoje rendesine e tyre. Ju vini ne nje kohe kur zhgenjimi I shqiptareve eshte tejet I madh.

Ndaj te them : Bej gjithcka qe te mos u shtosh shqiptareve nje zhgenjim me shume! Ju jeni shpresa e re e atyre qe ju I keni cilesuar si shtresa e mesme, jeni shpresa e atyre qe I quani “te varfer, jeni shpresa e te rinjve. Jam e bindur per kete qe them. Mos I zhgenjeni!

Shqiperia eshte e varfer dhe ka nevoje per nje te majte te riorganizuar. Uroj me shpirt te jeni ne kete krah.

Shqiperia ke nevoje per politika publike ,Uroj qe Peshorja tuaj te dije te anoje nga publikja dhe jo klanorja!

Shqiperia ka nevoje per kohezion social, une uroj qe te gjeni ate ide qe do ta bashkoje popullin dhe jo ta percaje ate!

Shqiperia ka nevoje per politika qe ti japin dinjitet qytetarit si brenda ashtu dhe jashte vendit. Uroj qe jut e gjeni instrumentet per ta bere kete!

Shqiperia nuk ka nevoje te risjelle ne drejtim te saj modele te vjetra, qofshin keta me emrin Meta, Basha apo ndonje i ngjashem me kete! Ju lutem mos ia beni kete shqiptareve ne emer te asgjeje!

Ju pretendoni te barabartin mes te barabarteve. Uroj qe kjo te mos jete shmangie nga pergjegjesite e askujt!

Dhe se fundi:

Ju zgjodhet per ngjyre; te verdhen. E Verdha simbolizon urtesine, por simbolizon dhe te semurin rende qe eshte vetem nje hap larg vdekjes. Uroj te jete zgjedhje e mencur dhe te reflektoje gjithe urtesine per te cilen ka nevoje vendi.

Uroj rrugetim te gjate, te sinqerte e plot shprese te LIBRA-s

Nga Zamira Cavo

Share: