Home KRYESORE Zbulohet gafa e demokratëve që i hapën rrugë humbjes së Clinton

Zbulohet gafa e demokratëve që i hapën rrugë humbjes së Clinton

Me shumë mundësi, Donald Trump nuk do të ishte sot president i SHBA-së nëse përballë do të kishte demokratin Bernie Sanders. 75 vjeçari Sanders nuk arriti të fitonte votat e demokratëve në garën me Hillary Clinton, ndonëse çdo sondazh e nxirrte atë fitimtar dhe më të pëlqyer nga amerikanët.

Kur Partia Demokratike ishte në zgjedhje brenda saj, sondazhet tregonin se në një përballje të mundshme Trump-Sanders, avantazhi i demokratit ishte mbi 5%, krahasuar me avantazhin 2-3% që Clinton kishte ndaj republikanit.

Ky ishte edhe një nga argumentat më të fortë të 75 vjeçarit gjatë fushatës përballë Clinton, kur theksonte se me të në krye të demokratëve, fitorja ndaj Trump ishte e sigurtë.

Por edhe sa i përket pëlqyeshmërisë te publiku dhe te personat e papërfshirë në politikë, Sanders kryesonte në raport me Clinton.

Nëse Bernie Sanders do ishte zgjedhur nga partia e tij si kandidat për president, me shumë mundësi do kishte fituar mbi Trump, jo sepse ishte më superior politikisht ndaj republikanit, por sepse publiku e donte më shumë se dy kandidatët Trump-Clinton./nb/

Share: