Home KRYESORE Fondi arkivor i Komunitetit Bektashi në proces digjitalizohet

Fondi arkivor i Komunitetit Bektashi në proces digjitalizohet

Fondi arkivor i Komunitetit Bektashi do të digjitalizohet tërësisht me kontributin e vetë komunitetit dhe kopje digjitale të tij do të ruhen në AQSH dhe në Kryegjyshatën Botërore.

Kjo mundësohet fal marrëveshjes që nënshkrua sot mes Haxhi Dede Edmond Brahimaj, kryegjyshi Botëror i Bektashinjve dhe Ardit Bido drejtori i pergjithshem i Arkivave te shtetit për digjitalizimin e fondit arkivor të këtij komuniteti, që ndodhet në Arkivin Qendror Shtetëror.

“Kjo marrëveshje është e rëndësishme në dobi të Arkivit Qendror Shtetëror, pasi mundëson dixhitalizimin e shpejtë të dokumentacionit, në bazë të kontributit të fond-krijuesit.

Nga ana tjetër, edhe Komuniteti Bektashi do të përfitojë materialin e tij me të drejtën e fondkrijuesit. Ky model bashkëpunimi mund të shërbejë edhe për cilindo fondkrijues tjetër, privat apo shtetëror, duke sjellë dobi të dyanshme.

Dixhitalizimi i fondeve arkivore është punë e gjatë, por me një strategji të qartë dhe bashkëpunime si ky, shumë shpejt do të jetë realitet!” – shkruan drejtori i Arkivave ne faqen e tij ne Facebook

Share: