Home KRYESORE A eshte dhe a duhet te jete Levizja Besa Levizje Islamiste?!

A eshte dhe a duhet te jete Levizja Besa Levizje Islamiste?!

Nga Kreshnik Osmani

Te gjitha perpjekjet per ta terhequr Besen tek analet e “islamit politik” jane ne thelb perpjekje te investuara per ta goditur Besen dhe per ta varrosur ate ende pa lindur mire. Muslimanet shqiptare njelloj si bashkekombasit e tyre te feve te tjera jane te pranishem tek themelet dhe tek ADN-ja e Kombit.

Pa ata nuk ka Shqiperi. Muslimanet shqiptare perfaqesojne 90 % te shqiptareve ne trojet e tyre etnike dhe nuk kane asnje arsye te identifikohen fetarisht ne vendin e tyre. Keto jane komplekse pakicash qe rrezikojne shuarjen identitare te pershtatshme per rajone te tjera te komplikuara shume larg tonave. Sa i perket realiteteve demokristiane ata jane tjeter histori qe kane frymezim programor europian.

Te gjitha perpjekjet per te krijuar formacione politike fetare jane te investuara nga qarqe antishqiptare te cilat kane per synim te krijojne nje “dele te zeze islamike” ne habitatin tone te natyrshem Euro-Atlantik.

Te krishteret shqiptare, nga ana e tyre, jane garanci Kombetare per Shqiperine ne habitatin e krishtere Euro-Atlantik per identitetin tone multifetar dhe orientimin strategjik te anetaresise se Kombit. Besa do te jape llogari nje per nje, njelloj si Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi dhe kete llogari do ta japin si shqiptare, jo si çuna xhamie. Nese jane Erdoganiste apo Gyleniste apo Trumpiste apo Maoiste kete do ta tregoje koha dhe qendrimet qe ata do te kene ne vazhdimsi por per momentin meritojne te urohen per sukses.

Sa i perket perpjekjeve per te marre vota besimtaresh, kete e kane bere te gjithe pa perjashtim. Edhe ne Shqiperi kryetaret e partive te medha kane spiunet e tyre neper xhami dhe here pas here rekrutojne edhe imamllare te dobet per nevoja financiare me qellim ndikimin e tyre tek vota e besimtareve. Kete ma kane thene edhe miq katolike nga veriu. E njejta situate eshte edhe me kishat.

Perfundimisht islami nuk ka nevoje per parti politike. Si ish drejtues i larte ne Komunitetin Musliman Shqiptar 14 vite me pare, sot drejtues i nje partie politike jam perballur shesh prej gazetareve dhe njerezve te thjeshte me pyetje dhe dilema te ngjashme. Pergjigja eshte e shkurter dhe e thjeshte:

Kreshnik Osmani eshte nje shqiptar me perkatesi fetare te besimit islam qe ushtron te drejten e tij qytetare per bere politike si cdo taksapagues tjeter i Republikes. Perderisa drejtuesit e vendit mund te jene mjeke, veterinere, juriste, ekonomiste, filozofe, gazetare etj me tyrrli lloj diplomash te sajuara me para kuptohet lehtesisht qe edhe une si njeri i investuar fuqimisht me shume vite shkollim kam te drejte te jem pjese e vendimarrjes se vendit tim. Te gjitha perpjekjet per te perjashtuar dike nga e drejta per te vendosur fatet e Atdheut me justifikime banale te financuara nga qarqe te dyshimta ane deshtim i plote dhe do te kene nje pergjigje te merituar.

Shqiperia eshte e te gjitheve dhe askush te mos perjetoje iluzione se do te munde te perjashtoje dike. Pjesa tjeter, te gjithe ata qe nuk respektojne rregullat e lojes do te narrin pergjigjen qe meritojne. Pa muslimane dhe pa te krishtere nuk ka Shqiperi.

Suksese Besatareve dhe Ziadin Seles si prurja me e re ne skenen politike mbareshqiptare.

Politika eshte sukses dhe deshtim. Ai qe gabon largohet dhe vjen tjetri. Feja e Zotit nuk deshton kurre.

Zoti qofte ne ju!

Share: