Home KRYESORE Provokon Bashkurti duke pyetur: a provokon levizja anti-Soros antisemitizem ne Shqiperi?

Provokon Bashkurti duke pyetur: a provokon levizja anti-Soros antisemitizem ne Shqiperi?

Nga Prof. Dr. Lisen Bashkurti

Nga disa portale mesova dje se ne Tirane po organizohet “levizja anti-Soros”. Arsyeja e inicimit te kesaj levizje duket te buroje nga pakenaqesite e lindura nga perceptimi mbi veprimtarine e fondacionit Soros ne Shqiperi dhe lidhjet e tij me politiken.

Ne menyre te vecante, ky perceptim anti-Soros, i shderruar ne pakenaqesi politike dhe publike duket te jete rritur me afiliacionet qe Soros ka shfaqur prane qeverise aktuale.

Deri ketu nuk ka asgje te keqe dhe as per t’u shqetesuar. Mirepo dardha e ka bishtin mbrapa. Ne sociologji dukurite jane tejet te lidhura, te ndervarura dhe interaktive ndermjet tyre, saqe eshte thuajse e pamundur te menjanosh impaktet kontradiktore qe lindin prej tyre.

Sorosi eshte izraelit. Mbrapa tij ka nje histori, nje popull, nje Komb, sikunder ka edhe nje lob te caktuar kompleks, i veshtire per t’u identifikuar teresisht me identitetin kombetar te Sorosit. Krijohet keshtu nje perceptim simbioze midis identitetit kombetar izraelit te Sorosit dhe lobit kompleks te veprimtarise se tij.

Perceptimet komplekse, ne te cilat individe me ndikim mpleksen me identitetet e tyre kombetare jane thika me dy presa. Nese kemi perceptime afirmative dhe pozitiviste, keto perceptime krijojne vlera per te dy palet, per individet influenciale dhe per kombet me te cilet ato identifikohen.

Nese kemi perceptime nihiliste dhe negativizuese, keto perceptime komplekse krijojne ksenofobi, frike, urrejtje dhe armiqesi kundrejt te dy paleve, kunder individeve influenciale dhe kunder kombeve me te cilet ato identifikohen.

Ne rastin konkret, Sorosi dhe veprimtaria e tij ne Evropen Lindore, Rusi dhe Ballkan eshte perceptuar ne menyra shume kontradiktore. Nuk eshte e qarte sesa eshte reale dhe sa perceptuale veprimtaria e Sorosit dhe fondacionit te tij ne kete hapsire gjeopolitike. Ato qe dihen jane dy fakte, qe Sorosi eshte izraelit dhe qe veprimtaria e fondacionit te tij eshte mbyllur ne disa shtete te Evropes Lindore.

Nese keto dy fakte i veshtrojme ne lidhje, ndervaresi dhe nderveprim midis tyre ne nje kohe kur ekziston rreziku i larte i ringjalljes se antisemitizmit tradicional ne Evrope.

Ne klimen i rigjallerimit te levizjeve nacionaliste, fanatike segregative, populiste dhe raciste ne Evrope, antisemitizmi do ishte kthim i eres se gjysmes se pare te Shekullit 20-te.

Akoma me e trazuar situata behet kur antisemitizmi fillon te linde ne ato kombe e popuj qe nuk ka ekzistuar me pare. Te tilla jane kombi dhe populli shqiptare. Ky fakt eshte prezent ne mijra botime, dokumenta dhe muzeume hebreje nga Izraeli deri ne Uashington.

Qe nga Mesjeta e Mesme e deri ne Luften e Dyte Boterore shqiptaret i kane mirepritur vellazerisht hebrejte. Vendi i shqiptareve u be hapsire e sigurt edhe athere kur fanatizmi i kryqezatave krishtere i perzinte nga Spanja dhe Evropa, edhe athere kur fanatizmi politik i zhdukte neper dhoma gazi.

Shqiperia dhe shqiptaret u bene atdheu i dyte i hebrejve ne Evropen ku ato urreheshin dhe perndiqeshin, burgoseshin dhe zhdukeshin. Pra, nderkohe qe antisenitizmi u shnderrua ne filozofi e politike ne mbare Evropen dhe Rusine, tek Shqiperia dhe shqiptaret antisemitizmi ishte dhe mbeti krejtesisht inekzistent.

Po cfare po ndodh me “levizjen anti-Soros” ne Shqiperi!?. Do mbetet nje levizje e personalizuar vetem kunder Sorosit!?.Do kufizohet si levizje vetem kunder “fondacionit per shoqeri te hapur” krijuar dhe drejtuar prej Sorosit!? Apo do sjelle impakte komplekse, te ndervarura dhe interaktive midis Sorosit, fondacionit te tij dhe vete izraeliteve pergjithesisht!?

Eshte shume veshtire qe te parashikohen efektet qe mund te sjelle ne shoqerine shqiptare cdo levizje politiko-qytetare. Aq me shume ne raste kaq komplekse sic eshte Sorosi, fondacioni i tij dhe identiteti kombetar qe ai perfaqeson.

I gjithe ky kompleksitet sorosian ne thelb provokon antisemitizem. Kete Sorosi lypet ta mbaje parasysh, ne te kundert emri i tij, fondacioni, veprimtaria dhe lobet e tij do hedhin benzine ne mjedisin Evropian, Ballkanik, madje edhe Shqiptar.

Ne nje kohe kur mjedisi Evropian po zjen nga nacionalizmat, fanatizmat segregativ, populizmat dhe racizmi, perceptimet kontraverse te Sorosit, fondacionit, veprimtarise dhe lobimit te tij do ringjallnin fantazmat e ksenofobive te se kaluares, ndermjet te cilave antisemitizmi eshte me tragjiku.

Shqiperia dhe shqiptaret nuk do te mund te ishin imune ne nje Evrope te hapur, ku levizin te lira idete, kulturat, mallrat, kapitalet, sherbimet dhe njerezit. Sorosi, fondacioni dhe lobimi i tij kane vetem nje zgjidhje per te shmangur provokimin e antisemitizmit ne mjediset shqiptare: qendrimin e paanshem dhe neutral ndaj politikave alternative dhe ditore.

Share: