Home KRYESORE Ambasadorja e Republikës së Kinës Zj.Jiang Y ne Institutin Kulinar Neranxi

Ambasadorja e Republikës së Kinës Zj.Jiang Y ne Institutin Kulinar Neranxi

Ambasadorja e Republikës së Kinës në vendin tonë, Zj.Jiang Y. ishte sot së bashku me stafin e Ambasadës për t’iu mësuar studentëve të Institutit Kulinar Neranxi, disa receta të kuzhinës kineze.

“Ishte impresionuese të shihje një diplomate të nderuar si zonja Jiang, e cila vuri përparësen dhe preferoi të gatuajë vetë, duke shpjeguar me pasion artin kulinar të vendit të saj.

Kinezët janë një popull punëtor dhe shumë modest, prandaj edhe kjo zonjë e nderuar, nuk kishte se si të ishte ndryshe, kështu që ne kemi çfarë mësojmë prej tyre, edhe përtej recetave.

Ne shqiptarët mund të mësojmë sidomos kulturën e punës, prej këtyre njerëzve të mrekullueshëm. Faleminderit me zemër!” – shkruan bizmesmeni i njohur Nikollaq Neranxi ne faqen e tij ne Facebook.

Share: