Home KRYESORE Arben Tahiri, një njeri aktiv dhe human qe do mbahet mend (foto)

Arben Tahiri, një njeri aktiv dhe human qe do mbahet mend (foto)

Perqasje.com publikoi lajmin e hidhur te ndarjes se parakohshme nga jeta te z. Arben Tahiri te cilin kush e  njohu e kujton vec per te mirat qe ka bere dhe respektin qe ka demonstruar ndaj te gjithëve ne pikepamja individuale.

Por Arben Tahiri ka qene shume aktiv dhe ne pikëpamje shoqerore dhe politike.

Ai u vu re qe me themelimin e partise se pare opozitare ne rrethin e Kavajes ku dha kontribut domethenes ne organizimin e saj dhe afrimin e njerezve tek kjo alternative, atehere e guximshme politike dhe shume vet e kujtojne dhe per miqesine e tij personale me Azem Hajdarin njërin nga themeluesit e saj ne qytetin studenti.

Arben Tahiri i përkiste nje familje Çame tradicionale dhe kontributi i tij u vu re ne themelimin dhe ne shtrirjen e Partise per Drejtesi dhe Integrim (PDI) jo vetem ne Kavaje dhe Durres, por ne te gjithë Shqipërinë.

Ai ka qene nje nga kontribuesit dhe donatoret e rendesishem e ketij oraganizimi politik ne mbrotje te Kauzes Çame dhe pjesëmarres ne shumicën e aktiviteteve te saj te rendesishme ne te cilat merrte pjese duke ardhur nga Gjermania ku edhe punonte e jetonte.

Delegacionin e pare te PDI, pra përfaqësuesve te Komunitet Çam qe u prit ne parlamentin Europian ne Strasburg, Arben Tahiri si rezident ne Gjermani, Friburg, e mbeshteti ne menyre te drejtpërdrejte duke u bere pjese e atij delegacioni dhe element i rendesishem i tij. Me vone ai i impenjua duke lobuar per Kauzen Çame edhe ne Gjermani dhe konkretisht ne CDU.

Sigurisht miqtë e tij do e kujtojnë ne vazhdimësi me respekt Arben Tahirin dhe me keqardhje qe ju dorëzua veshtiresive te jetes.

Qofsh ne Paqe Ben pranë Zotit!

delegacioni-ne-strasburgdelegacioni-cam-ne-parlamentin-europiandelegacioni-cam-ne-strasburg2delegacioni-cam-ne-strasburg3delegacioni-cam-ne-strasburg4

Share: