Home KRYESORE Ben Blushi: Eshtë Lul Berisha ai që ka punësuar Vangjush dakon, jo...

Ben Blushi: Eshtë Lul Berisha ai që ka punësuar Vangjush dakon, jo e kundërta

Ben Blushi ka sulmuar nga Zagrebi kreun e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, pas lajmit se kjo bashki ka dalë garant për punësimin e Lul Berishes

Sipas Blushit, në fakt është Lul Berisha ai që ka punësuar Dakon, dhe jo e kundërta.

“Amerikanët thonë se Gjushi i ka premtuar Gjykatës të punësojë Lul Berishën në Bashkinë e Durrësit.

E kanë gabim.

Lul Berisha e ka punësuar Gjushin ne Bashkinë e Durrësit.

Pra ky i fundit e ka plotësuar Formularin e Punës që ndryshe njihet si Formulari i Rilindjes.

Para Gjushit të njëjtin Formular e ka plotësuar Elvis Roshi, Arben Ndoka, Mark Frroku, Klement Balili dhe shumë shokë të tjerë të Edi Ramës që janë ende në parlament. Ja pra pse nuk bëhet Vetingu për gjyqtarët: që të lirohen të gjithë nga burgu.

Kush do të kuptojë pse s’na pranojnë në Europë të lexojë Formularin e Rilindjes”, shkruan Blushi.

Share: