Home KRYESORE Berisha: Shqiperia e dyta ne bote per braktisjen nga qytetaret e saj!

Berisha: Shqiperia e dyta ne bote per braktisjen nga qytetaret e saj!

Nga Sali Berisha

Jave e rekordit me tragjik per Shqiperine:

E dyta ne bote per braktisjen nga qytetaret e saj!

Te dashur miq, sipas Forumit Ekonomik Boteror, Shqiperia ze vendin e dyte ne bote per braktisjen nga qytetaret e saj. Ne keto 26 vite 1,2 milione shqiptare apo 28 % e popullates eshte larguar nga Shqiperia, e cila renditet e dyta pas Bosnjes, vend nga i cili, per shkak te luftes civile u larguan prej saj 30% e popullates.
Shqiperia nuk perjetoi lufte civile por diktaturen hoxhiste me shkaterrimtare, renia e te ciles u shoqerua me eksodin biblik te vitit 1990-1991, gjate te cilit u larguan mbi 1 milione shqiptare.

Me ardhjen te Rames dhe neo-bllokmeneve tjere ne pushtet, gjate viteve 2014-2016 eksodi u rikthye perseri. Mbi 100 mije shqiptare braktisen Shqiperine dhe kerkuan azil politik ne Gjermani dhe vende te tjera europiane nga vetem 432 vete qe kerkuan azil politik ne Gjermani ne vitet 2011-2012.

Ky eshte lajmi me tragjik per vendin dhe kombin tone. Ju bej thirrje qytetareve te ngrihemi per te larguar nga pushteti kete klike te njeriut qe vret cdo ore, cdo dite shpresen se ky vend mund te behet dhe largon njerezit masivisht prej tij!

Share: