Home KRYESORE Braçe me kunja për paratë e shpenzuara nga Kodheli?

Braçe me kunja për paratë e shpenzuara nga Kodheli?

Erion Braçe ka nxjerrë sot një foto të Mimi Kodhelit duke u lutur, ndërsa në Kuvend flet kardinali Erenest Troshani. Braçe e shoqëron foton me një mesazh të rëndësishëm.

“Kardinal Troshani në një ditë të mirë për Shqipërinë e shqiptarët!! Vendosni për popullin, jo për përfitimet tuaja-mesazhi troç në Kuvend!”, shkruan Braçe.

Duket sikur ky mesazh i Braçes i drejtohet ministres së Mbrojtjes Mimi Kodheli, emri i së cilës ka dalë sot në një listë shpenzimesh të jashtëzakonshme. Kodheli, Gjiknuri dhe Klosi kanë shpenzuar së bashku 1 miliard lekë për bileta avioni.

 Boldnews.al analizoi të gjithë tenderat e zhvilluar me objekt “Blerje biletë ajrore për shërbim jashtë vendit” nga ku rezultoi se vetëm 5 ministri kanë prenotuar me qindra udhëtime me avion duke tejkaluar vlerën e 1 miliard lekëve (të vjetra).

Rekordin e thyen Ministria e Mbrojtjes e drejtuar nga Mimi Kodheli, ku për vitin 2016-2017 janë parashikuar 73,831,493 (të reja) për bileta avioni. Ky shërbim do të kryhet për udhëtime në të gjitha kontinentet e botës si destinacione të mundshme për nevoja të personelit të Ministrisë së Mbrojtjes, Shtabit të Përgjithshëm, Komandës së Forcës Tokësore, Komandës së Forcës Detare, Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes dhe Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes. Kontrata nuk përmban sasinë e biletave që do të blihen, pasi ende nuk janë përcaktuar të gjitha vendet se ku do të fluturojë Kodheli me vartësit e saj./dritare.net

Share: