Home KRYESORE Drejtori jep alarmin: Kini kujdes me kartat e bankave! Ka pajisje skanimi...

Drejtori jep alarmin: Kini kujdes me kartat e bankave! Ka pajisje skanimi për kopje1

Zbulohet në Vlorë një rast i vendosjes së pajisjes së skanimit për kopjimin e të dhënave të bankomatit të Bankës Kombëtare Tregtare.

Gjatë ditës së djeshme K.H., 52-vjeç, ka bërë kallëzim në polici se gjatë së hënës, persona të pa identifikuar kanë vendosur te bankomati AMT, një pajisje elektronike skanimi e cila shërben për kopjimin e të dhënave të kartave të bankomatit.

Mësohet se personi që bëri denoncimi është drejtori i BKT Vlorë. Denoncimi u bë pasi punonjësit që merren me furnizimin e bankomateve kanë konstatuar pajisjen e dyshimtë.

Pas denoncimit policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve, ndërkohë që kanë nisur kontrollet nëpër bankomate për të zbuluar raste të tjera të ngjashme.

Share: