Home KRYESORE FOTO- Meta, Rama e Basha nuk i ndahen ngjyrës së Partisë…

FOTO- Meta, Rama e Basha nuk i ndahen ngjyrës së Partisë…

Kryetari Kuvendit, Ilir Meta, Kryeministri Edi Rama dhe Kryetari i Partisë Demokratike, Lulëzim Basha janë respektivisht në tre emisione të debatit politik në vend.

Por edhe pse në studio të ndryshme televizive, të tre lidërët kryesorë të vendit tonë kanë një të përbashkët, kollaret me ngjyrën e partive që drejtojnë.

Siç duket nga fotot e mëposhtme, Rama e ka kollaren ngjyrë vjollcë, siç është tashmë ngjyra që përfaqëson Partinë Socialiste, Kryetari Kuvendit, Ilir Meta ka kollare ngjyrë të kuqe, ashtu siç është ngjyra që përfaqëson Lëvizjen Socialiste për Integrim, teksa Lulëzim Basha ka veshur kollare ngjyrë blu, që është tashmë ngjyra tradicionale e Partisë Demokratike./360grade.al

Share: