Home KRYESORE Gjendet i vdekur te Brryli, i prerë me thikë në fyt!

Gjendet i vdekur te Brryli, i prerë me thikë në fyt!

Sot, rreth orës 06:35, tek Brryli në Tiranë, në afërsi të një banke të nivelit të dytë, është gjetur i vdekur një shtetas mashkull i paidentifikuar, rreth 60 vjeç, i cili dyshohet të jetë prerë në fyt me mjete prerëse. Në dorën e viktimës është konstatuar një thikë. Një grup hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Po hetohet pista e vrasjes dhe ajo e vetvrasjes. /Lapsi.al

Share: