Home KRYESORE Kodheli i përgjigjet Athinës: Shqiptarët po mbrojnë Greqinë

Kodheli i përgjigjet Athinës: Shqiptarët po mbrojnë Greqinë

Pak ditë pasi mediat greke sulmuan ministren e Mbrojtjes, Mimi Kodheli kjo e fundit ka kthyer përgjigje për një sërë çështjesh të rëndësishme që duket se kanë futur në ngërç marrëdhëniet mes dy vendeve.

Në një intervistë për të përditshmen greke “Ethnos” ministrja shqiptare e Mbrojtjes komenton dhe shfaqjen më të fundit të homologut grek Kamenos, i cili vizitoi zonat pranë kufirit me Shqipërinë me veshje ushtarake.

“Një vend duhet të sillet si anëtar i NATO-s brenda dhe jashtë kufijve të tij”,- thotë Kodheli, e cila shton se beson në vlerat që mbrojmë çdo ditë dhe se beson më shumë në moton e aleancës “28 për një dhe 1 për 28”.

Ministrja shqiptare u pyet dhe për faktin se ka një rritje të retorikes nacionaliste nga ana e Shqipërisë që prekin sipas tyre, të drejtat e pakicës dhe minojnë klimën e besimit mes dy vendeve, por Kodheli shprehet se Shqipëria hyn në ato vende me nivel të lartë të mbrojtjes së të drejtave të pakicave dhe kjo jo vetëm në ligj por dhe në atë dhe shihet dhe mendohet në jetën e përditshme. “Dhe mund të them pa ekzagjerim se në këtë çështje ne shqiptarët jemi unike. Çdo gjë tjetër është retorikë”,- siguron Kodheli.

Ajo i ka dhënë përgjigje dhe çështjes së ngritjes së varrezave të ushtarëve grekë në Shqipëri, duke theksuar se kjo çështje por dhe të tjera të pazgjidhura janë në axhendën e së ardhmes dhe se ato duhet të formojnë shtyllat e një bashkëpunimi më të fortë mes dy vendeve. Kodheli u pyet dhe për faktin se emigranët shqiptarë nuk po përndiqen në Greqi. Por siç u shpreh ajo, shqetësim për Greqinë dhe vende të tjera nuk janë shqiptarët por refugjatët që rezultojnë nga konflikti biblik në Siri ose nga vende të tjera. Kodheli tha më tej se, kjo është arsyeja pse Shqipëria është pjesë e një nga misioneve më të rëndësishme të NATO-s në Detin Egje, duke mbështetur misionin e BE, Frontex në mbrojtje të kufirit detar mes Greqisë dhe Turqisë.

Share: