Home KRYESORE KOKËFORTËSIA BIZANTINE E IVANOVIT, BURIM KRIZE.

KOKËFORTËSIA BIZANTINE E IVANOVIT, BURIM KRIZE.

Nga Sulejman Abazi

“Qëndrimi im është më se i qartë. Asnjëherë nuk do të dakordohem që Republika e Maqedonisë të jetë shtet binacional. Asnjëherë nuk do të dakordohem që Republika e Maqedonisë të jetë shtet federal….”

Ky ultranacionalist i pandreqshëm, vazhdon të ushqehet me frymën e hidhur të bizantizmit të ndryshkur sllav, duke fyer dhe injoruar në mënyrë të njëanëshme qytetarët shqiptar dhe etnitë e tjera, brenda një shteti fantazmë.

Reagimi i tij me banalitetin më të theksuar politik, tregon alarmin mbi sinjalet e forta të shkatërrimit të pashmangshëm të perandorisë së krimit dhe të diskriminimit racial, të ushquer ndër vite e shekuj nga një filozofi vrasëse.

Tronditja e tij psikike tregon hapur se i erdhi fundi sundimit të kriminalizuar që deri tani e ka lënë këtë shtet jashtë hapësirave të ndryshimit demokratik, duke e kthyer në nje geto raciale nën kontrollin policor, që gjeneron vetëm konflikt.

Deklaratat pozitive të liderëve politike shqiptar dhe maqedon, për mundësinë e ndryshimit të emrit të shtetit – fantazëm, të zyrtarizimit të gjuhës shqipe, kantonizimit apo federalizimit të mundshëm, nevojës adekuate të reformave të thella në sistemin zgjedhor, në përfaqësimin institucional dhe në daljen nga rënia e skajëshme ekonomike, e kanë tronditur rëndë këtë nacionalist të sëmurë, i cili parasheh fundin e sundimit të tij.

Ky dhunues i Marrëveshjes së Ohrit, guxon sot të flas dhe të justifikojë gjendjen e shtetit në emër të saj.

Ky president cinik i njëanshëm, i ashtuquajtur “komandant i përgjithshëm”, që me qeverisjen 15 vjeçare dhe bashkëpunëtorët në pushtet i kanë dhënë IRMJ-së natyrën policore fashiste, guxon t’u kujtojë politikanëve progresistë “kushtetutën e Maqedonisë”, prej të cilës burojnë qëndrimet më antidemokratike të dhunimit sistematik racial të qytetarëve me etni të ndryshme.

Ky president guxon të kërcënojë politikanët që të mendojnë “vetëm për interesat e popullit maqedon”, duke iu kujtuar atyre se, “për interesat shtetërore as nuk bisedohet, as nuk negociohet”.

Fakti që ky president mbajti një fjalim vjetor nga kabineti, përpara karrigeve bosh të parlamentit, i ka kujtuar atij se, këtë herë nuk do të jetë aq e lëhtë në krijimin e qeverisjes së IRMJ sipas orekseve të vjetra me frymnë shovene.

Vendimi i fudit i mospranimit të dosjeve të shqiptarëve për anmisti, tregon se sa i pakonceptueshëm dhe konfliktual shfaqet ai brenda qënies së tij, duke nxjerrë ha pah fytyrën e tij të vërtetë raciste.

Me papërgjegjëshmëri shfaqet ai në kreun e shtetit kur deklaron dhe kundërdeklaron, provokon dhe tërhiqet, deklaron të mbyllur çështjen e “dygjuhësisë”, do të dijë “sa jemi” nga rregjistrimi i popullsisë, duke shkuar deri atje sa; “u bën thirrje partive kryesore maqedone VMRO-së dhe LSDM-së të bashkohen, duke vlerësuar se, nuk ka asgjë më tragjike dhe më të rrezikshme se konflikti ndërmaqedonas”.

Ivanov “kërkon pajtim” brenda një shteti që është i ngarkuar me urrejtje racial dhe përgjegjësi të rënda, duke asfiksuar të gjitha mundësitë e orientimit drejt NATO-s dhe BE-së, duke e ditur fort mirë që në IRMJ kanë sunduar individët kundër garantimit të të drejtave njerëzore, lirive qytetare dhe barazisë etnike.

Këto qëndrime të njëanëshme, përveç krizës politike, tregon edhe krizën e rëndë morale që ka mbërthyer sistemin politik institucional në IRMJ. “Paralajmërimet” e Ivanovit, duhet të jenë një tërheqje e fortë e vëmendjes së krerëve politik shqiptar në prag të konstituimit të Parlamentit dhe nevojës së drejtimit të shtetit.

Kokëfrortësia bizantine e kreut të shtetit për të mos ndryshuar gjendjen kushtetuese ligjore si burim krize, nuk pranon më lëeshime të partive politike shqiptare, të cilat këtë herë kanë në dorë formimin e qeverisë dhe opozitën bllokuese, kundër qëndrimit politik kompromentues të veprimeve të njëanëshme të Ivanovit.

Share: