Home KRYESORE Kujdes! Nesër mund të jeni pa drita, lajmëron OSSHE

Kujdes! Nesër mund të jeni pa drita, lajmëron OSSHE

OSHEE njofton se ditën e nesërme do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona të Tiranës.

Shkak për këtë ndërprerje janë bërë punimet që OSHEE do të kryejë në dy remonte, konkretisht në fiderat F1 te N/stacioni TEC Kombinat dhe F213 të N/stacionit Pallati Kongreseve. OSHEE bën me dije oraret dhe zonat që do të ndërpritet energjia elektrike.

-10:00 deri në 13:00 / zona e Kombinatit, subjekte private

– 04:00 deri në 05:00 / subjektet pa energji: Pallati i Kongreseve dhe zona përreth.

Ndërsa në datën 22 dhjetor, Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST) njofton tek OSHEE se do të kryejë punime në linjën 110kv L110-4/2b Farkë – Ibë, nga ora 09:00 deri në orën 15:00.

Për rrjedhojë, si masë sigurie do të stakohet energjia elektrike për zonat në rrethin Tiranë, si më poshtë:

Bërzhitë, Mullet, Baldushk, Ibë (pjesërisht), zona e Kërrabës, fshatrat: Kllojkë, Rozavera, Pashkashesh, Fravesh, ish-komuna Farkë (pallatet pranë kopshtit Botanik, Stallat Sauk, TEG, Lundër, Vilat, Gurrë, Pëllumbas, Sauk, Lundër dhe Vishnje

Share: