Home KRYESORE Maqedoni, Gjykata Administrative anulon zgjedhjet në një komunë

Maqedoni, Gjykata Administrative anulon zgjedhjet në një komunë

Gjykata Administrative pranoi padinë e LSDM-së ndaj KSHZ-së që nënkupton rivotim në vendvotimin 2011 në Tearcë dhe atë të VMRO-DPMNE-së që kërkonte shfuqizim të vendimit për rivotim në një vendvotim në Gostivar.

LSDM-ja pretendon se gjatë votimit të së dielës fleta e votimit është shkoqur bashkë me numrin serik kurse kjo nuk është evidentuar sipas të gjithë procedurave ligjore dhe votimi ka vazhduar. Pas shqyrtimit të materialit të besueshëm zgjedhor, Gjykata Administrative ka konstatuar se mungon procesverbali numër 15 për këtë vendvotim.

“Votimi në vendvotimin nr. 2011 në Komunën e Tearcës për Njësinë e Gjashtë shfuqizohet”, thanë nga Gjykata Administrative.

Gjykata Administrative pas shqyrtimit të procesverbaleve të dorëzuara me lëndën, materialin e plotë zgjedhor, pas pretendimeve në padi dhe vendimit të KSHZ-së vlerëson: se Padia ka bazë.

Për ankesën e LSDM-së në lidhje me parregullsitë në këtë vendvotim, KSHZ-ja votoi 4 me 4, pasi anëtari Subhi Jakupi bojkotoi votimin.

Gjykata vlerëson se nuk ekziston predispozitë ligjore për sjelljen e anëtarit të nëntë të KSHZ-së Subhi Jakupi, edhe përskaj pjesëmarrjes në diskutimin mbi materialin nuk mund të merret si votë e përmbajtur sepse e lëshoi sallën para fillimit të votimit, që është në kundërshtim me Kodin Zgjedhor, thuhet në vendimin e gjykatës.

Ndërkohë Administrativja ka pranuar ankesën e VMRO-DPMNE-së me arsyetimin se animimi i dorëzuar në KSHZ nuk është nënshkruar nga Lëvizja Besa.

“Gjykata ka vërtetuar se ankesa nuk ka nënshkrim nga bartësi i ankesës, përkatësisht nga përfaqësuesi Blerim Sejdi. KSHZ-ja gabimisht ka pranuar materialet, duke vepruar mbi ankesën, pa nënshkrim”, deklaruan nga Gjykata Administrative.

Dallimi mes VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së në Njësinë e Gjashtë zgjedhore është rreth 300 vota në avantazh të partisë së Gruevskit. Komuna e Tearcës ka rreth 720 votues kurse në këto zgjedhje kanë votuar 404 persona mes të cilëve 91 për VMRO-DPMNE-në kurse 87 për LSDM-në.

Ndërkohë VMRO dhe LSDM pretendonin se me rivotimin edhe në vendvotimin 0396/1 në Gostivar mund të ndryshonte rezultati përfundimtar i zgjedhjeve, pas çka, VMRO-DPMNE dhe LSDM mund të kishin numër të njëjtë mandatesh 50 me 50.

Share: