Home KRYESORE Ministri i jashtëm grek flet për sinjale pozitive ne hapjen e negociatave...

Ministri i jashtëm grek flet për sinjale pozitive ne hapjen e negociatave me BE

Nga goja e ministrit të Jashtëm të Greqisë, Nikos Kotzias, nuk vijnë vetëm lajme të këqia. Ai ka lënë hapur një shpresë se shqipërisë mund ti lihet hapur drita jeshile në mbledhjen e shefave të shteteve të BE-së në mes të dhjetorit të këtij viti. Pasi ka theksuar se qeveria shqiptare e kishte marrë shumë lehtë këtë sfidë ai ka deklaruar se “Këshilli i Europian do të miratojë tekst-rekomandimin për Shqipërinë më datë 12 dhjetor, por pa dhënë një datë të saktë për hapjen e negociatave”.

Sipas shefit të diplomacisë greke, në bazë të burimeve që ka Ministria e Jashtme e vendit të tij për lajmin e mirë nuk është vendosur një afat kohor. Ai deklaroi për Huffington Post në greqisht se vendi i tij do të vazhdojë të ushtrojë presion mbi Tiranën zyrtare për disa çështje si: Njohja e të drejtave të minoriteteve, respektimi i të drejtave të minoriteteve në zona ku ka patur problematika siç është Himara, lufta kundër krimit të organizuar dhe lufta kundër trafikut të lëndëve narkotike

Në mbyllje të deklaratës së tij, Nikos Kotzias u shpreh gjithashtu se Shqipëria është e frikësuar, ndryshe nga pritshmëritë e fillimit, kur sipas tij Tirana kishte patur një perceptim se do t’a merrte lehtë miratimin për teks-rekomandimin pozitiv të çeljen e negociatave./Lapsi.al

Share: