Home KRYESORE Ndërprerja e mandatit për deputetët, Denar Biba:Ja kur do mblidhet KQZ

Ndërprerja e mandatit për deputetët, Denar Biba:Ja kur do mblidhet KQZ

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Denar Biba ka reaguar një ditë pasi Prokuroria e Përgjithshem i ka drejtuar KQZ zyrtarisht kërkesën për heqjen e mandatit të deputetëve Shkëlqim Selami dhe Dashamir Tahiri dhe kryebashkiakut të Kavajës Elvis Rroshi, të cilët akuzohen se kanë shkelur ligjin e Dekriminalizimit.

KQZ ende nuk ka thirrur mbledhjen për të shqyrtuar këtë kërkesë, dhe kryetari Biba shpjegon për ora news se kjo çështja ka nevojë për një analizë tepër të detajuar.

“Duke qenë se ky është rasti i parë i realizimit praktik të rregullimeve që ka parashikuar ligji i ashtuquajtur “për dekriminalizimin” dhe vendimmarrja e KQZ-së për këtë rast, dashur pa dashur do të përcaktojë precedentin, i cili do të ndiqet edhe me raste të tjera të mundshme, KQZ gjykon të analizojë me kujdesin maksimal çdo detaj ligjor edhe faktik që implikon çeshtja. Rast pas rasti”.

Biba sqaron se përgjegjësia për të vendosur mbi mandatet e tre zyrtarëve është shumë e lartë:

“Kujtoj që vendimmarrja finale është atribut ekskluziv i KQZ-së, dhe pasojat e kësaj vendimmarrjeje janë të tilla që nuk mund të merren lehtë. Ndaj edhe përgjegjësia është shumë e lartë”.
Për miratimin e kërkesës së prokurorisë 4 nga 7 anëtarët e KQZ duhet të votojnë pro. Sipas prokurorisë së përgjithshme, deputetët Dashamir Tahiri e Shkëlqim Selami dhe kryebashkiaku i Kavajës Elvis Rroshi nuk kanë deklaruar në formularin e dekriminalizimit dëmimet që kanë marrë nga gjykatat jashtë vendit.

Share: