Home KRYESORE Ngjela: Gjykata Kushtetuese po acaron shqiptarët dhe po provokon SHBA!

Ngjela: Gjykata Kushtetuese po acaron shqiptarët dhe po provokon SHBA!

Nga Spartak Ngjela

Çështja kjo Gjykatë Kushtetuese që po acaron shqiptarët me sadizmin e vet antishqiptar, dhe po provokon njëherësh rëndë politikën amerikane?

Kurrë historia nuk e fal një popull që nuk di të dalë nga sundimi i brendshëm

Edhe shqiptarët nuk i ka falur deri tani.

Po tani?

Në këtë kohë një grusht banditësh po bëjnë ç’është e mundur të ndalojmë falimentin e tyre, edhe pse e dinë që kanë abuzuar barbarisht kundër shqiptarëve.

Por tani, shqiptarët kanë hyrë më në fund në krahun e historisë. Mos mendoni se kanë qënë vetëm sunduesit e brendshëm sjellësit e fatkeqësisë së gjatë shqiptare: ka qënë një forcë shumë e madhe ndërkombëtare kundra nesh gjatë shekullit që kaloi: tani forca më e madhe e këtij qytetërimi është me ne. Shqiptarët po e shporrin më në fund sundimin abuzues të tyre, me ndihmën amerikane.

Kjo është historia jone e re, e gjitha në favor të shqiptarëve. Prandaj blloku antishoqëror abuzues e korruptiv që drejtohet nga Sali Berisha dhe është përplasur tani te Gjykata Kushtetuese, nuk mund të ketë më asnjë shpresë. Do largohet nga kjo skenë, për të shkuar në skenat e poshtëme të shoqërisë shqiptare.

Prandaj, vërtet mendojnë këta banditë me mendje të vobegtë se do të arrijnë të mundin politikën amerikane me tetë gjyqtarë që si njeh askush në botë?

Por ç’ështe ky kryetar gjykate që flet nëpër gojë dhe iu thotë shqiptarëve “mund t’iu mbajmë edhe një vit pa shqyrtuar ligjin”; a thua se këta injorantë që nuk dinë të shkruajnë drejt emrin e tyre, paskan në dore të gjitha hallet e botës.(!)

O ju gjyqtarë që s’u njeh kush në botë si të tillë! Mos luani me fatin tuaj! Kurrë mos ju shkojë në mendje se mund t’ju lenë shqiptarët, që mezi po presin shpëtimin, dhe politika amerikane dhe gjermane, të mbani peng Shqipërinë, sepse duan vonesë grabitësit e shqiptarëve, apo vjedhësit e tyre, për të siguruar gjënë që u kanë vjedhur shqiptarëve.

Gjyqtarë kushtetues! për faktin që nuk iu njeh kush në botë si të tillë, është më mirë për ju, që tani, pasi foli Venecia, t’i jepini fund menjëherë komedisë, nëse nuk do dëshironi që kjo komedi, nesër e tutje, të kthehet në tragjedinë tuaj. Kujdes me nervat e shqiptarëve, dhe, sidomos, mos e provoni gjëmën që mund t’ju vijë nga fuqia supreme e ketij qytetërimi, nëse vërtet mendoni të ndihmoni krimin shtetëror në Shqipëri.

Share: