Home KRYESORE Një bullgare në krye të Gjykatës Speciale në Kosovë

Një bullgare në krye të Gjykatës Speciale në Kosovë

Më 14 dhjetor 2016, Ekaterina Trendafilova u emërua Kryetare e Dhomave të Specializuara. Emrimi i saj, ka ardhur pas rekomandimit të Panelit Përzgjedhës të pavarur, Autoriteti Emërues, Alexandra Papadopoulou,shefe e Misionit të EULEX-it në Kosovë, emëroi zyrtarisht Kryetaren.

Sipas njoftimit të zyrës për media të Dhomave të Specializuara, Kryetarja e sapo zgjedhur, Ekaterina Trendafilova (1953) është juriste, akademike dhe gjykatëse e shquar nga Bullgaria, me përvojë të madhe në fushën e të drejtës penale ndërkombëtare, të drejtës penale, të drejtës procedurale penale dhe të drejtat e njeriut.

Share: