Home KRYESORE Nje lajm tjeter i keq! Nje rekord tjeter i zi! Dhe letra...

Nje lajm tjeter i keq! Nje rekord tjeter i zi! Dhe letra e ambasadorit francez drejtuar qeverisë

Nga Sali Berisha

Nje lajm tjeter i keq! Nje rekord tjeter i zi!

Vendi ne prag te rikthimit te vizave!

Shqiptaret dalin te paret ne kerkesat per azil politik ne France duke lene mbrapa sirianet dhe afganet.

Te dashur miq, gazeta kryesore franceze “Le Monde” jep alarmin se shqiptaret jane aktualisht te paret ne kerkesa per azil politik ne France. Kjo gazete shkruan gjithashtu se ata kane lene mbrapa sirianet dhe afganet ne keto kerkesa. Mediat njoftojne se amabasadori i Frances ne Shqiperi me porosi te qeverise franceze i ka drejtuar ne leter prej tre faqesh autoriteteve te Tiranes ku ai shpreh shqetesimin tejet serioz te qeverise se tij lidhur me shumfishmin muajt e fundit te kerkesave per azil politik nga shtetas shqiptar.

Po shtoj ketu se, kerkesat per azil politik te shqiptareve ne vendet e BE kane qene nje shkak themelor i refuzimit te hapjes se negociatave me Shqiperine. Por pas kesaj, per fat te keq, Shqiperia, midis 60 vendeve qe kane levizje te lire me BE, eshte kandidati i pare me distance te madhe nga vendet e tjera, per rivendosjen e vizave nga BE!

Keto jane kambanet e alarmit qe bien per çdo shqiptar. Kerkesat per azil politik e shqiptareve ne Gjermani dhe vendet e tjera te BE jane rritur nga vetem 432 vete qe ishin ne vitet 2011-2012 te marra se bashku, ne rreth 100 mije ne vitet 2014-2016. Vetem largimi i Edvin Kristaq Rames, autorit te vertet te eksodit te dyte masiv, pra eksodit te viteve 2014-2016, gjate te cilit jane larguar nga Shqiperia rreth 200 mije vete e nga te cilet afro 100 mije kane kerkuar azil politik, mund te shpetoje vendin nga nje ndeshkim i rende dhe me pasoja tejet serioze si rivendosja e vizave nga BE per Shqiperine! sb

Share: