Home KRYESORE Obama: E kam vuajtur racizmin ndaj meje gjatë presidencës

Obama: E kam vuajtur racizmin ndaj meje gjatë presidencës

Presidenti i SHBA-së Barack Obama tha se ngjyra e lëkurës së tij ka kontribuar në mënyrë absolute në perceptimet negative të amerikanëve të bardhë për qëndrimin e tij në Shtëpinë e Bardhë.

Obama foli në një intervistë për trashëgiminë e tij si President: “Mendoj se ka një arsye pse sjelljet e njerëzve të bardhë në vendet e veriut janë shumë të ndryshme nga të bardhët e vendeve të jugut për presidencën time”.

“Një nga shqetësimet kryesore për ta ka qenë se unë i jam dukur i huaj,” tha Obama për CNN.

Për të njëjtën çështje foli edhe vetë Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump, i cili gjatë fushatës vazhdimisht e akuzonte Obamën se nuk ishte amerikan. Megjithatë më pas ai ndërroi linjë, duke thënë se nuk e besonte më që Obama kishte lindur në Kenia.

“Presidenti Barack Obama ka lindur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pikë.” tha Trump. Ai madje kërkoi falje për deklaratat e tij të bëra gjatë fushatës ndaj Hillary Clinton përpara zgjedhjeve të 8 nëntorit

Share: