Home KRYESORE OSBE në Himarë për çështjen e pronave

OSBE në Himarë për çështjen e pronave

Nga Nikollaq Neranxi

Përshëndetje miq! Ndërkohë që institucionet e shtetit shqiptar kanë marrë përsipër grabitjen e pronave të himariotëve dhe dëbimin e banorëve autoktonë, komplet ndryshe po reagojnë institucionet ndërkombëtare, për të cilet, e drejta mbi pronën, është e drejta themelore e njeriut. OSBE ka dërguar dje një përfaqësi të saj në Himarë, për tu takuar me banorët e zonës dhe për të parë nga afër situatën.

Në takim ishte Carolina Ramos da Costa e cila eshte shefja e zyres politike te prezences së OSBE ne Shqiperi, së bashku me stafin e saj. Ne i spjeguam në detaje zonjës situatën si dhe përfaqësuesi ligjor i banorëve i tregoi se si paraqitet ligjërisht problemi.

Ne i treguam zonjës Ramos da Costa dhe stafit të saj se ne Himare nuk janë certifikuar banesa që kanë mbi 300 vjet histori, ndërsa në cdo zonë tjetër janë legalizuar edhe ato të ndërtuara në vitet e fundit. Banorët e Himarës janë për zhvillimin e zonës së tyre, por pasi të marrim çertifikatat e pronësisë.

Nga ana tjetër OSBE, pas informimit pritet që të dalë me një raport në lidhje me këtë cështje, brenda një kohe të shkurtër. Beteja vazhdon…

fb_img_1482237236049

Share: