Home KRYESORE Per LSI-ne dhe aty rrotull!…

Per LSI-ne dhe aty rrotull!…

Nga Bledian Koka

Dje ne Parlament LSI-ja luajti lojen e rradhes. Propozoi nje amendament qe kundershtonte dhenien me koncesion te laboratoreve, qe ne vetvete eshte dallaverja e rradhes e qeverise me milionat e shqipareve qe skane te hane. Parimisht qendrimi i LSI-se ishte korrekt dhe duhej mbeshtetur.

Per kete LSI metoi (pretendoi ne parim) edhe votat kunder te PD-se dhe natyrshem ato deputete demokrate qe ishin ne salle ashtu votuan. Amendamenti u rrezua me 66 votat e PS+PDIU ndersa 33 vota LSI-je dhe PD-je shkuan kunder.

Sot e gjithe diten LSI po fajeson opozite pse i deshtoi amendamenti i saj dhe ben si e merzitur per kete. Por i gjithe kjo qurravitje eshte nje qelbesierllik koke e kembe e nje partie qe me justifikimin e mbrojtjes se interesit publik thjeshte ishte duke tentuar te mbronte interesat e saj personale. Ose me sakte interesat e te gjithe punonjesve me tesere LSI-e qe punojne ekskluzivisht ne laboratoret e ketij vendi, pa perjashtim.

Nese LSI e kishte kaq parimore luften ndaj nje tjeter koncesioni te felliqur te qeverise, thjeshte sot lideri i saj suprem mund te dilte e te deklaronte terheqjen nga qeveria, dhe qelbesirelliku do te dukej qelibar. Por sigurisht LSI nuk e beri kete dhe nuk e ben per aq kohe sa i vetmi intereres qe e mban ne qeveri eshte thjeshte interesi personal.

Dhe per te treguar se ajo mbron interesat e publikut dhe PD-ja jo, i eshte turrur opozites me buke ne torbe sebashke me ata qe ia mbajne ison ne cdo studio e ne cdo portal. Po nese LSI u merzit se PD nuk i bashkoi te 46 votat e saj me 20 te LSI-se qe edhe sikur te behen bashke te plota, bejne nje vrime ne uje, cfare duhet te thote PD-ja?

Cfare duhet te thote PD-ja per votat pro te LSI-se per Check-UP-in, per Hemodializen, per Crown Agents, e per sa e sa maskaralliqe qe ka bere kjo qeveri ne dem te interesit kombetar me votat plot qetesi e dashuri te LSI-se? Po ke tentojne te mashtrojne keta, ke tentojne te bejne lolo keta parti plot lolo?

Nese Edi Rama eshte origjinal ne paudhesite e tij kunder ketij populli, Ilir Meta eshte nje surrogato me votat PRO qe ka dhene thjeshte e vetem per interesa personale ndaj ketyre paudhesive!…

p.s…te gjitha te tjerat jane thjeshte lloqe pazari qe i serviren ketij populli si antipaste, e ndersa ata qe fajesojne Lul Bashen se sdi te beje opozite, jane te gjithe ata qe nuk marrin dot as fryme pa marre zarfin e permuajshem nga Ilir Meta, meqe Rama nuk i q…!…

Share: