Home KRYESORE Perseri droge nga Shqipëria në Itali…

Perseri droge nga Shqipëria në Itali…

Operacioni i zhvilluar nga karabinieria në Padova çoi në pranga shqiptarë, rumunë e tunizianë në Veneto, Lombardia, Toscana, Mache dhe në Shqipëri. Trafikonin çdo muaj 50 kilogram drogë që nga nëntori 2014 deri në tetor 2015.

Karabinierët e Padovas nisën një operacion prej orëve të para të mëngjesit për goditjen e një grupi trafikantësh shqiptarë, rumunë e tunizianë, rezidentë në Veneto, Lombardi, Toscana dhe në Shqipëri. Ata akuzohen se kanë trafikuar sasi të mëdha heroine nga Shqipëria në Itali.

50 KILOGRAMË NË JAVË: Sipas hetimeve, ky grup trafikonte rreth 50 kilogram heroinë në javë dhe ishte kryesori në furnizimin e lëndës narkotike për veriun e Italisë.

NË SHQIPËRI: Operacioni i koduar “Boaster” me urdhër – arreste të lëshuara njëkohësisht në Shqipëri dhe Itali, ka përfshirë autoritetet italiane dhe shqiptare, i koordinuar nga Interpol.

11 TË ARRESTUAR, SEKUESTROHEN DROGË E PARA: Deri tani janë arrestuar 11 persona dhe janë sekuestruar 19.168 kilogram heroinë, 1.527 kilogram kokainë dhe 65 mijë euro.

Policia shqiptare nuk ka dhënë ende detaje për operacionin dhe për numrin e trafikantëve të arrestuar në Shqipëri. /Lapsi.al

Share: