Home KRYESORE Pse Meta e mënjanoi Haxhinaston edhe nga drejtimi i LSI-së?

Pse Meta e mënjanoi Haxhinaston edhe nga drejtimi i LSI-së?

Një ditë më parë kryetari i LSI-së, Ilir Meta në mbledhjen e Kryesisë tha se do t’i propozojë Konventës Kombëtare Zgjedhore katër kandidatura për këto pozicion: për Zv.Kryetar të LSI-së, Petrit Vasili, Sekretar i Përgjithshëm, Endrit Braimllari dhe si N/Kryetarë të LSI-së, Luan Rama dhe Kejdi Mehmetaj.

Por ajo që ra na sy ishte mungesa në këto propozime e emrit të Edmond Haxhinastos, ish-ministrit të Transporteve.

Në kohën kur Haxhinasto u largua nga Ministria e Transporteve, kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, tha se ai do të angazhohej në programin politik e elektoral të LSI.

Por me sa duket Haxhinasto nuk është në “planet” e Metës dhe LSI-së. Arsyet e mënjanimit të tij mbeten mister, njësoj edhe si largimi i beftë nga ministria./lapsi.al

Share: