Home KRYESORE Putin i kundërpërgjigjet Obamës pas dëbimit të 35 diplomatëve, ME MBYLLJE SHKOLLE!

Putin i kundërpërgjigjet Obamës pas dëbimit të 35 diplomatëve, ME MBYLLJE SHKOLLE!

Kremlini i është kundërpërgjigjur pa vonesë Shtëpisë së Bardhë. Vendimit të presidentit Obama për të dëbuar 35 diplomatë rusë që jetojnë në SHBA, pasi dyshohen si agjentë të shërbimeve sekrete, Putin i është përgjigjur me mbylljen e një shkolle të madhe anglo -amerikane në Moskë.

Kjo shkollë frekuentohej nga fëmijë të personelit të ambasadës britanike e kanadeze, por edhe fëmijë rusë. Kremlini vendosi të mbyllë edhe rezidencën që ambasada amerikane përdorte për pushime, në Serebryany.

Veprimet vijnë në një kohë kur marrëdhëniet mes dy vendeve janë në pikën më të ulët. Uashingtoni e ka akuzuar Moskën se ka ndërhyrë përmes hakerave në zgjedhjet presidenciale në SHBA.

Share: