Home KRYESORE Putin qartëson axhendën: Ja kur do të takohem me Trumpin

Putin qartëson axhendën: Ja kur do të takohem me Trumpin

A do të takohet Donald Trump me Vladimir Putinin përpara 20 janarit, dita kur presidenti i ri amerikan të marrë zyrtarisht detyrën e tij në Shtëpinë e Bardhë?

Presidenti rus, Vladimir Putin, la të kuptohet se nuk ka gjasa të takohet me presidentin e zgjedhur të Shteteve të Bashkuara, përpara kësaj date

Në një intervistë për median japoneze, të publikuar në ueb-faqen e Kremlinit, Putin tha se “është gati të takohet me Trumpin në çdo moment” por, sipas tij, “është e nevojshme që presidentit të zgjedhur t’i jepet shansi për të krijuar administratën dhe për të marrë udhëheqjen”.

Në tetor, Trump ka thënë se nëse zgjidhet, do të mendonte takimin me Putinin përpara inaugurimit.

Trump vazhdimisht ka thënë se do që të përmirësojë marrëdhëniet e SHBA-së me Rusinë, të cilat janë dëmtuar rëndë për shkak të aneksimit që i ka bërë Moska gadishullit ukrainas të Krimesë dhe ndërhyrjes së saj në konfliktin vdekjeprurës në lindje të Ukrainës.

Share: