Home KRYESORE Senati italian votëbeson qeverinë “Gentiloni”

Senati italian votëbeson qeverinë “Gentiloni”

Pas besimit që fitoi nga Dhoma e Deputetëve me 368 vota pro, qeveria Gentiloni mori dritën e gjelbër edhe në Senat: 169 vota pro, 99 kundër, asnjë abstenim. Ditën e nesërme, Gentiloni si kryeministër do të marrë pjesë në në Samitin e Kryetarëve të socialistëve të qeverisë evropiane në Bruksel. Ky do të jetë takimi i parë ndërkombëtar i tij, edhe para Këshillit Evropian.

Gjatë votimit të parë të besimit në Senat, Paolo Gentiloni barazoi numrin e votave pro të regjistruar më parë nga Renzi.

Ditën e djeshme kabineti i mbledhur nga Gentiloni fitoi besimin e Dhomës së Deputetëve. Votat “pro” ekzekutivit të ri, të shprehur pas deklaratave politike të kryeministrit italian Paolo Gentiloni, ishin 368, kundrejt 105 “Jo”.

“Qeveria nuk do i kushtojë vëmendje vetëm atyre që votuan pro kundër atyre që votuan kundër, do t’i kushtohet të gjithë qytetarëve italianë,” tha kryeministri italian.

Share: