Home KRYESORE SHISH kërkon pajisje për të përgjuar bisedat në Viber dhe WhatsApp?

SHISH kërkon pajisje për të përgjuar bisedat në Viber dhe WhatsApp?

Kryetari i SHISH, Visho Ajazi Lika, duke dale nga ambientet e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, KQZ. /r/n/r/nThe head of SHISH, Visho Ajazi Lika, at Central Election Commission, CEC.

Blerja e disa pajisjeve përgjuese moderne nga ana Shërbimit Informativ Shtetëror, të cilat mund të interceptojnë bisedat edhe në programet Viber apo WhatsApp, mbetet në dorën e komisionit të ekonomisë dhe ministrisë së Financave.

Megjithëse komisioni i sigurisë kombëtare, mbështet kërkesën e SHISH për shtimin e fondeve me 358 mln lek ose e thënë ndryshe 2.5 mln euro, në diskutimin nen për nën të buxhetit për vitin 2017 të këtij institucioni, ende nuk kishte një përgjigje.

“Me ça po shoh unë, kur të vijë puna në seancë, 0 do jetë buxheti për shërbimin”, tha deputeti demokrat, Flamur Noka.

“Këtu po tentohet të shitet sikur ka konflikt mes qeverisë dhe Shërbimit që nuk është e vërtetë. Ministria e Financave nuk ka paraqitur asnjë pengesë, përkundrazi”, tha deputeti Pjerin Ndreu.

Në komisionin e sigurisë kombëtare u paraqit zvdrejtrori i SHISH, Helidon Bendo, raporton Top Channel. Në kërkesën e agjencisë së spiunazhit shqiptar thuhet se përveç investimeve për këto pajisje, një pjesë e fondeve do të shkojë për shpenzime operative./lapsi.al

Share: