Home KRYESORE Skenarët që fshihen pas tërheqjes së Gjylametit, A po tërhiqet Rama nga...

Skenarët që fshihen pas tërheqjes së Gjylametit, A po tërhiqet Rama nga shtyrja e ligjit për lojrat e fatit?

Tashmë është thuajse zyrtare, Blerina Gjylameti do të tërhiqet nga kërkesa e saj për të shtyrë ligjin e lojërave të fatit. Siç mësohet nga burime të opinion, Gjylameti ka deklaruar se ajo nuk ishte në dijeni se vendimi për shtyrjen e ligjit në fjalë nuk ishte vendim grupi.

Deputetja ka deklaruar në mbledhjen e Grupit Parlamentar se ajo e kishte hedhur firmën, pasi kishte menduar se është një nismë e mbështetur nga partia dhe jo vetëm nga disa deputetë.

Pasi ka kërkuar informacion nga Kryetari i Grupit, Gramoz Ruçi, i cili e ka sqaruar se kjo ishte nismë personale e disa deputetëve dhe jo e qeverisë apo e Partisë Socialiste, Gjylameti ka deklaruar se ajo do ta mbështeste shtyrjen e hyrjes në fuqi të ligjit, vetëm nëse kërkesa do të ishte një vendim i të gjithëve.

Deputetët Ervin Bushati dhe Ervin Koçi nga PS, Luan Duzha dhe Ylli Shehu nga LSI dhe Tahir Muhedini nga PDIU e kanë firmosur kërkesën me argumentin se ligji nuk mund të zbatohet pasi nuk kanë dalë aktet nënligjore.

Sqarimi i Ruçit se nisma e tyre nuk ka mbështetjen e Grupit Parlamentar ka hedhur dyshime mbi qëllimin e nismëtarëve, pasi ajo nuk ka ardhur ardhur nga institucionet që kanë përgjegjësinë t’i nxjerrin aktet nënligjore.

Deri më sot, Shefi i Mazhorancës nuk ka dhënë asnjë sqarim mbi kërkesën e deputetëve të tij për ta shtyrë ligjin. Nuk dihet nëse ai u qëndron deklaratave të tij për ta mbyllur këtë aktivitet, që 3 vjet më parë e quante kriminal, apo ka ndyshuar mendje. Tërheqja e Gjylametit mund të fshehi pas dy skenare.

Së pari, Gjylameti është një nga deptuetet më besnike të Ramës dhe si e tillë ajo është promovuar dhe si personi që do kujdeset për fushatën zgjedhore të PS vitin e ardhshëm. Ndërkohë që një veprim i tillë duket sikur krijon një plasaritje mes saj dhe Partisë, apo kreut të ekzekutivit, i cili duket në mëdyshje të madhe për ligjin në fjalë.

Por nga krahu tjetër me të njëjtën alibi (pra marrdhënies së besimit mes Ramës dhe Gjylametit), Kryeministri mund të dalë nga dilema, duke u tërhequr nga ligji dhe mund të ketë shtyrë Gjylametin të bëjë sot me dije një deklaratë të tillë, se shtyrja e ligjit të lojrave të fatit, ishte një vendim i disa deputetëve dhe jo i grupit. Deklaratë që padyshim kthehet në një “varkë” e mirë e shpëtimit nga akuzat e shumta të mbërritur në adresë të Ramës ditët e fundit, lidhur me lojrat e fatit, ku akuzohet si i mbërthyer nga lobet pranë tyre./360grade.al

Share: