Home KRYESORE Takimi i Ministrit Tahiri me ish Drejtorët e Policisë, Gazetari Vezaj: Ku...

Takimi i Ministrit Tahiri me ish Drejtorët e Policisë, Gazetari Vezaj: Ku janë Burgaj dhe Premci?

Gazetari i kronikes ne ABC News Flamur Vezaj në një status të tij në FB nuk ka lënë pa i shpëtuar një detaj lidhur me takimin e zhvilluar mes Ministrit të Punëve të Brendshme, Saimir Tahirit dhe ish Drejtorëve të Policisë së Shtetit.

Në takim, sipas gazetarit Vezaj (duke iu referuar fotove) nuk ishin të pranishëm dy ish krerë policie të qeverisë së djathtë, Ahmet Premçi dhe Hysni Burgaj.

Ja çfarë shkruan Vezaj:

Ja cfare do te thote “parcelizim” i policise se shtetit edhe ne 90 vjetorin e saj!!!

Po lexoja nje status te M.Brendshem S.Tahiri, qe paska zhvillu nje takim te ngrohte me te gjithe ish-drejtoret e Pergjithshme te Policise se Shtetit nder vite, nje takim falenderimi (mire ka bere)!

Por, ajo qe bie ne sy, eshte mungesa si ne statusin e tij, ku nuk permenden dy drejtoret e pergjithshem te policise ne kohen e PD-se, z.Ahmet Premci dhe z.Hysni Burgaj dhe mungesa e tyre edhe ne foton e perbashket!!!

Nuk besoj qe eshte lapsus! Pasi nuk mund te harroj ministri, te pakten z.Burgaj, me te cilin punoi disa muaj dhe me firmen e te cilit shkarkoi te gjithe drejtoret dhe shefat komisariateve te policise se shtetit!

Share: