Home KRYESORE Tmerr në Korçë/ Babai var dy fëmijët e mitur dhe më pas...

Tmerr në Korçë/ Babai var dy fëmijët e mitur dhe më pas edhe veten

Një 41-vjeçar nga Korça u ka marrë jetën dy fëmijëve të tij të mitur duke i varur dhe më pas në të njëjtën mënyrë ka vrarë edhe veten.

Ngjarja raportohet qe ndodhi gjatë natës në lagjen 4 të këtij qyteti. Autor i këtij krimi makabër është Naum Toshi i cili prej pak kohësh jetonte vetëm me dy djemtë e tij 6 dhe 4 vjeç pasi bashkëshortja ishte larguar nga shtëpia.

Trupat e pajetë janë gjetur në mëngjes nga babai i 41-vjecarit. Në derën e shtëpisë ai gjeti një letër ku shkruhej: “Ngjituni lart”. Ishte 41 vjecari që lajmëroi policinë.

Familja kishte vetëm pak kohë që ishte kthyer nga Greqia. Ekspertët janë duke punuar për të zbardhur shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë. Paraprakisht dyshohet se shkak është bërë depresioni i 41-vjeçarit pas largimit të bashkëshortes.

Share: