Home KRYESORE Trump: Do t’i kundërpërgjigjemi ISIS-it

Trump: Do t’i kundërpërgjigjemi ISIS-it

Donald Trump ka premtuar se do “të luftojë” kundër ekstremistëve islamik, pak pasi ISIS-i publikoi një video të sulmuesit të Berlinit, ku Anis Amri zotohej se do t’i therte të pafetë “si derra”.

Terroristi që ka vrarë aq shumë njerëz në Gjermani, u betua para krimit, se “nga vullneti i Perëndisë” do të na therte si derra – shkruan Trump në postimin e tij – Ky është një kërcënim fetar, që u kthye në realitet. Një urrejtje të tillë! Kur do të luftojë mbrapsh SHBA-ja dhe të gjitha vendet e tjera ? “

Presidenti i ardhshëm shprehu në Twitter, zemërim mbi këtë video, në të cilën 24-vjeçari tunizian terrorist premton besnikëri ndaj ISIS-it , shkruan “Daily Exoress”.

“Mesazhi im për ata të pafe që bombardojnë myslimanët çdo ditë është që ne do ti therim si derra. Ne do të marrim hak për myslimanët që janë vrarë dhe ata që vazhdojnë të vriten”, thoshte ai.

Videoja u publikua nga agjencia pranë grupit ekstremist “Amaq”, pasi Amis u qëllua nga një polic në Milano të premten. 24-vjeçari u vu nën kërkim ndërkombëtar pasi la 12 të vdekur në tregun e Krishtlindjeve në Berlin, në një sulm terrorist me kamion.

Share: