Home KRYESORE Vendimi skandaloz i gjykatës, Bregu: Burri, të nxjerrë në rrugë gruan e...

Vendimi skandaloz i gjykatës, Bregu: Burri, të nxjerrë në rrugë gruan e fëmijët!

Deputetja e PD-se vijon të ngrejë zërin kundër vendimeve të gjykatave për rastet e dhunës në familje.

Majlinda Bregu ka postuar në Facebook, një tjetër vendim sipas të cilit gjykata i ka dhënë të drejtë burrit që të nxjerrë në rrugë gruan e divorcuar me dy fëmijë të vegjël.

Sipas Bregut duhet të merren masa menjëherë që të mos bëhemi sërish dëshmitarë jo vetëm të dhunës në familje, por edhe të krimit në familje.

Postimi në Facebook i Majlinda Bregut:

Presidenti i Republikes, ne vijim te thirrjes time publike 3 dite me pare, i ka nisur nje kerkese Ministrit te Drejtesise per verifikimin e Urdhrit te Mbrojtjes leshuar nga Gjykata e Fierit per te ndjeren Liljana Zhezha( Rukaj).

Duke e falenderuar Presidentin Nishani per reagimin e menjehershem, po ju percjell edhe nje tjeter mesazh te nje Zonje qe ka mberritur ne Inbox timin.

E kam te qarte qe ne situaten e Liljanes dje dhe te M. ,sot, gjenden shume gra e vajza. Pa lejen e tyre nuk i bej dot rastet publike, por i siguroj se per secilen prej tyre do kerkoj sqarime deri ne fund, qofshin keto vendime abuzive gjykatash apo mosreagim i institucioneve te tjera qe ligji i detyron te mbrojne grate e dhunura dhe jo t’ i dhunojne me tej ato!

Si vijon, mesazhi i M.

“Pershendetje e nderuar….

Jam nje nen me.dy vajza nga fieri prej 4vjetsh e divorcuar..per femren shqiptare mungon respekti .

4 vjet neper gjyqe sorollatje .ish burri me ka nxjer me dy vajzat mes 4 rrugve me pretekstin se shpin e ka ne emer te mamas nderkoh qe 15vjet ajo ka qen kryefamiljarja jon.

15 vjet kam kontribuar ne ate familje si nen si bashkshorte si nje individ per te patur nje familje… sot nga padrejtësia une ndodhem me gjithe dy vajzat njera adoloshente 16 vjec ndersa tjetra minorene 12 vjec invalide vuan nga astma bronkiale. Ndodhem e pa streh e pa pun neper dyert e njerzve per faktin qe ska drejtesi mbi nenen femren shqiptare.

Gjykata e shkalles pare Fier dha urdher qe un me gjithe dy vajzat te jetoj ne nje kat te shtepise 3 katshe te ish burrit e ndertuar me djersn e te dyve.

Ndersa gjykata apelit Vlor rrezon vendimin e fierit duke me len sot me gjith dy vajzat ne rrug te madhe.

Me 7 .11 .2016 me vendimin e gjyqtarit Nazmi Troka gjendem mes kater rrugve.”

Share: